Sela dhe Gashi nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet e 12 prillit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe ai i Alternativës Afrim Gashi, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion, Ziadin Sela tha se është moment i rëndësishëm, duke shtuar se ky është hap i fuqizimit të votës shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.
“12 prilli nuk duhet të jetë dita e cila do të bëjë që kjo marrëveshje e jona do të duhet të pushojë së ekzistuari, por 12 prilli duhet të jetë dita kur kjo marrëveshje të merr fuqi. Marrëveshja jonë është mbi parimin – shteti për të gjithë”, tha Sela.
Ndërsa kryetari i Alternativës Afrim Gashi, tha se ky koalicion nuk e ka për qëllim hakmarrjen, ose nxitjen e urrejtjes ndëretnike.
“Jemi këtu për t’ju thënë se pas 12 prillit do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët. Ne do t’u shërbejmë atyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Për ne më e rëndësishme dita pas 12 prillit, se sa ditët deri atëherë”, tha Gashi.
Ai u shpreh i bindur për fitore në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 12 prill.
Koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është koalicioni i parë parazgjedhor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë