LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet një armë në Vushtrri, arrestohet një 53 vjeçar

Sekuestrohet një armë në Vushtrri, arrestohet një 53 vjeçar

Policia në Vushtrri ka shoqëruar 53-vjeçarin me inicialet B.Xh., për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe përdorim të armës. Si provë materiale është konfiskuar një armë e gjatë A47 dhe katër fishekë.

Deri tek arrestimi ka ardhur pasi policia mori një lajmërim për të shtëna me armë në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Vushtrri.

Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku në vendngjarje janë gjetur dy fishekë të pa shkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit kalibër.


Pas disa veprimeve hetimore policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar, ë cilin edhe e ka arrestuar.

I dyshuari B.Xh. pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori