Mëngjesin e së enjtes u sekuestruan 700 kilogramë marihuanë në një mjet detar që drejtohej nga dy shqiptarë, në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, në Otranto.

Operacioni përfundoi në orët e para të mëngjesit nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane.


Shqiptarët që drejtonin skafin janë shtetasit me iniciale D.G. (22 vjeç) dhe A.R. (30 vjeç).

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku. /TCH/ Telegrafi/