LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 160 euro të falsifikuara në Prishtinë

Sekuestrohen 160 euro të falsifikuara në Prishtinë

Një femër ka raportuar në polici se gjatë numërimit janë vërejtur tre kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Një kartëmonedhë 100 €, një kartëmonedhë 50 € dhe një kartëmonedhë 10 € të cilat janë sekuestruar. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Në lidhje me këtë është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/