LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi i dinarëve në veri, avokati: Procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite

Sekuestrimi i dinarëve në veri, avokati: Procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite

Avokati, Ardian Baraktari, lidhur me sekuestrimin e dinarëve në veri të vendit, ka thënë se kjo procedurë gjyqësore mund të merr edhe vite deri në përfundim të tij

Lidhur me sekuestrimin e dinarëve në Leposaviq nga Policia e Kosovës, në një intervistë për Radio Dukagjini ka folur avokati, Ardian Bajraktari.

“Proceduralisht, fillimisht duhet të bëhet fotografimi i tyre (dollarëve) dhe natyrisht të ruhen në një vend të përshtatshëm në pritje për t’u proceduar tutje”, ka thënë Bajraktari.


Ai ka thënë se ka mundësi që në këtë rast të kemi të bëjmë me vepra penale kundër ekonomisë.

“Duhet të kemi parasysh që e gjithë kjo ka të bëjë me sekuestrimin që është një masë e përkohshme deri në përfundim të procedures gjyqësore. Nën supozimin se ka elemente të veprës penale edhe këto mjete por dhe të tjerat që identifikohen gjatë procesit, nënkupton që prokurori i çështjes duhet ta përfshijë në aktakuzë në pjesën e së cilës janë edhe pasuritë”, ka thënë avokati, duke shtuar se nëse vërtetohet që ato janë produkte të veprës penale, të njëjtat konfiskohen.

Bajraktari është shprehur se këto mjete kurdo që të konfiskohen do të bëhen pjesë e buxhetit të shtetit.

Avokati ka theksuar se procedura gjyqësore mund të merr edhe vite deri në përfundim të tij, duke potencuar se në varësi prej kompleksitetit të çështjes, vetëm procesi i procedurës hetimore
mund të zgjasë deri në dy vjet me mundësi shtimi edhe të një muaji.

Sipas tij, nëse konstatohet që dollarët janë të ligjshëm, atëherë do t’u kthehen qytetarëve.

Mbi 12 milionë dinarë serb e rreth 25 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në njësinë ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, në Komunën e Leposaviqit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Kalo në kategori