LAJMI I FUNDIT:

Sektori i turizmit në Maqedoni kërkon të vendoset në listën e vaksinimit me prioritet

Sektori i turizmit në Maqedoni kërkon të vendoset në listën e vaksinimit me prioritet

Punëtorët e hotelierisë dhe gastronomisë në vend të jenë ndër të parët që do të vaksinohen kundër Kovid-19. Kjo u kërkua nga përfaqësuesit e Shoqatës së Hoteleve të Maqedonisë në takimin me Agjencinë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit. Nga HOTAM thonë se nëse duam mysafirë vendas dhe të huaj, ata duhet të jenë të sigurt se do të akomodohen dhe shërbehen nga stafi i sigurt. Në vendin tonë ka 15,000 deri në 20,000 punëtorë gastronomik dhe të turizmit.

“Nëse kjo nuk bëhet, nuk do të kemi destinacion të sigurt. Vizitori nuk do ta ndiejë atë siguri, kur duhet të udhëtojë, dhe kur do të duhet të vendosë nëse të udhëtojë për në Maqedoni”, tha Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM .

Nga Agjencia e Turizmit siguruan se ata do t’ia përcjellin kërkesat e Qeverisë. Ndërkaq, për shkak të situatës aktuale, pritjet për këtë sezon turistik janë përqendruar tek mysafirët vendas, fqinjët, por edhe te një vend tjetër që është i rëndësishëm për turizmin në Liqenin e Ohrit.


Por, mbi të gjitha, hotelierët dhe gastronomët duan që vaksinimi në vend të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është parakushti kryesor që të mund të fillojmë fushatë jashtë vendit, ku Maqedonia mysafirëve potencial do t’u ofrohet si një destinacion i sigurt udhëtimi./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori