Sektori i sigurimeve duhet t’i nënshtrohet parimeve të njëjta të tatimit në të ardhurat e korporatave si pjesa tjetër e ekonomisë, në mënyrë që t’i hapet rruga zhvillimit të këtij sektori.
Kjo ishte kërkesa kryesore e kompanive të këtij sektori në një takim të mbajtur në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u diskutuan sfidat kryesore të cilat rëndojnë barrën në sektorin e sigurimeve.
Përfaqësuesit e kompanive të sigurimit shprehën besimin se situata e tanishme, ku tatimi në të ardhura korporative mblidhet si përqindje e primeve bruto për vitin respektiv dhe jo bazuar në fitimin real të kompanive, ashtu siç është rasti me kompanitë e të gjithë sektorëve të tjerë, gjë që sipas tyre paraqet diskriminim të qartë dhe trajtim jo të drejtë që pamundëson zhvillimin e sektorit.
Rrjedhimisht, kompanitë e sektorit të sigurimeve e shohin si të domosdoshëm ndryshimin e dispozitave përkatëse të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, gjë që ishte paraparë edhe si masë e Pakos Fiskale 2.0, aprovuar nga Qeveria në qershor të këtij viti.
Në vijim të takimit u diskutuan edhe disa sfida me të cilat ballafaqohet ky sektor, duke përfshirë moszbatimin e duhur të Ligjit për Automjete, ku sipas përfaqësuesit e kompanive, humbjet për buxhetin e Republikës së Kosovës si rezultat i mos regjistrimit të plotë të automjeteve arrijnë vlera milionëshe. Oda Amerikane ofroi mbështetjen e saj për sektorin në funksion të avokimit të përbashkët për krijimin e kushteve të përshtatshme të të bërit biznes dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës