Sfidat e sektorit privat në raport me energjinë elektrike mbeten të shumta. Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është një çështje e rëndësishme për komunitetin e biznesit, i cili vazhdimisht ka avokuar për shtyrjen e këtij procesi, marrë parasysh se rrethanat aktuale nuk janë të favorshme për një veprim të tillë. Duke qenë të vetëdijshëm mbi peshën e rëndësisë së kësaj çështjeje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum të diskutimit mbi liberalizimin e tregut të energjisë, me panelistë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Sekretariati i Traktatit të Komunitetit të Energjisë, si dhe sektori privat.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka theksoi se kjo çështje nuk është më temë e re për komunitetin e biznesit, meqë ky është viti i tretë i përpjekjeve për ta shtyrë atë që njihet si liberalizim i tregut të energjisë.
Sipas tij, në rrethana të tilla të ofertës së kufizuar, fuqia negociuese e konsumatorëve komercial është më e kufizuar, duke bërë që ata të paguajnë tarifa më të larta të energjisë elektrike se mesatarja e tarifave të rregulluara.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila tha se problemi me liberalizimin e tregut të energjisë është një ndër sfidat të cilat po i shkaktohen komunitetit të biznesit si rrjedhojë edhe e pasigurisë politike, por edhe e mungesës së qartësisë dhe vendosjes së strategjive të qarta mbi zhvillimet të cilat duhet të kenë vendimmarrje në sektorin e energjisë.
Ajo tha se çështja e mungesës së bordit të ZRRE-së krijon edhe më shumë vështirësi në këtë aspekt, derisa foli edhe mbi mundësitë e Kuvendit të Kosovës për veprim në këtë rast.
“Ajo çka në aspektin funksional dhe ligjor Kuvendi i Republikës së Kosovës, në përbërjen e saj, e cila shpresojmë të jetë funksionale deri në fundin e marsit, mund të bëjë, është që të sjellë një vendim me interpretim të zyrës ligjore, në të cilin i kërkon Rregullatorit që ky vendim në zbatim të shtyhet deri në plotni, ose deri në përmbushje të Bordit të Rregullatorit të Energjisë”, tha Kusari-Lila.
Drejtori i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj u shpreh se procesi i tranzicionit të energjisë është shumë kompleks. Ai foli mbi shtyrjen e procesit të liberalizimit të tregut, ku theksoi se me kërkesë të odave ekonomike dhe komisionit parlamentar relevant ky proces është shtyerë për tre vite me radhë.
Pepaj tha se në vitin e kaluar Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka ngritur vërejtje ndaj Rregullatorit për mosveprim të këtij të fundit në hapje të tregut, derisa u shpreh se ZRRE duhet të respektojë ligjin, dhe se shqetësimet mund të tejkalohen për kohë të shkurtër nëse furnizuesit gjejnë klientë.
Visar Ramajli, bashkëpronar dhe partner menaxhues në kompaninë KIVO, u shpreh se komuniteti i biznesit po e kërkon një shtyrje të tillë për shkak se ky derregullim i tregut nënkupton rritje të çmimit, e cila pastaj përcjellët me rritje të kostove të prodhimit që për biznese nënkuptojnë vështirësi të reja.
Ai tha se është e drejtë e çdo biznesi të jetë i shqetësuar dhe të kërkojë të gjenden mënyra të përshkallëzimit të rritjes së çmimit, ose të gjenden mënyra që rritja e çmimeve të mos jetë në shkallën prej 40 për qind e më lartë.
Arben Kllokoqi, ekspert në Sekretariatin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, tha se rritja e çmimit duhet të jetë subjekt i shqyrtimit të Rregullatorit nga aspekti i konkurrencës. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme të dihen faktorët që shkaktojnë rritje aq të larta dhe të monitorohen ofertat, meqë, nëse ekziston vetëm një furnizues dhe ka fuqi në treg, si i tillë mund të abuzojë tregun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri