Akademia Suedeze ndan prej 100 vjetësh çmimin Nobel për Letërsi. Por, pas skandaleve të fundit ajo ka nevojë për një reformë, mendon Stefan Dege.
Kush e merr atë, mund të bëhet i famshëm dhe shumë i pasur: Çmimi Nobel është ndoshta çmimi më i lakmuar i biznesit letrar. Vitin e kaluar atë e fitoi britaniko-japonez Kazuo Ishiguro. Nj vit më parë ai iu akordua muzikantit amerikan Bob Dylan, e në vitin 2015 bjelloruses Svetlana Aleksandrovna Aleksieviq. Por, sado e diskutueshme ka qenë ndonjëherë zgjedhja e fituesve, në Akademi nuk ka pasur kurrë aq shumë kritika sa tani. Dhe ato nuk kanë qenë kurrë më të justifikuara se sot.
Bëhet fjalë për korrupsion, shpërdorim pushteti dhe ngacmime seksuale: anëtarja e Akademisë, Katarina Frostenson, thuhet se ka marrë pjesë në vendimet për dhënie subvencionesh për shoqatën kulturore të bashkëshortit të saj dhe ka bërë të njohura para kohe emrat e shtatë laureatëve të çmimit Nobel. Një numër grash e akuzojnë bashkëshortin e saj Jean-Claude Arnault për ngacmime seksuale. Kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë që po trondit institucionin e nderuar.
Por, kjo nuk është e gjitha: ndërkohë – pas tre anëtarëve dhe poetes lirike të akuzuar – ka dhënë dorëheqjen edhe kryetarja e akademisë Sara Danius. Me njëmbëdhjetë anëtarë që kanë mbetur, Akademia, e cila përbëhet nga shkrimtarë, studiues të letërsisë dhe të gjuhësisë si dhe nga historianë, nuk është më në gjendje të marrë vendime. Sipas statuteve në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj duhet marrin pjesë të paktën dymbëdhjetë anëtarë.
Më së voni tani po bien kambanat e alarmit në pallatin e mbretit: Karli XVI. Gustafi është mobilizuar – megjithëse vonë. Për shkak se 18 anëtarët e Akademisë zgjidhen për gjithë jetën e tyre, ata nuk mund të japin dorëheqjen para kohe dhe në vendet e tyre nuk mund të zgjidhen të tjerë. Mbreti premtoi tani një rishikim të statuteve. Kjo është urgjentisht e nevojshme, madje edhe në interes të letërsisë!
A do të mund të përzgjidhet një nobelist për letërsinë për vitin 2018?
Sa shpejt mund të ndërmerret një reformë e tillë? Që tani skandali e ka çorientuar orarin e Akademisë dhe të Komitetit Nobel. Aktualisht ekspertët e Akademisë po shqyrtojnë qindra propozime për Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2018. Por nëse ata do të arrijnë të gjejnë edhe një fitues të çmimit deri më 10 tetor, ditën e vdekjes së themeluesit të këtij çmimi Alfred Nobel, kjo nuk dihet.
Në të kaluarën juria e çmimit Nobel u është nënshtruar vazhdimisht presioneve – nganjëherë nga politika, ndonjëherë për shkak të kuotave. Dhe në fund të fundit në favor të disa fituesve ka qenë aritmetika kontinentale ose edhe arsye estetike. Por çmimi Nobel për Letërsinë, për këtë bota letrare duket se është në një mendje, ka vendin e vet të patundur në jetën kulturore. Vënia në rrezik e kësaj do të ishte pakujdesi. Por kjo nuk vlen për Akademinë Suedeze dhe statutet e saj. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
GJUHA SHQYPE

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fjalimi i Skënderbeut!?
Individualizmi ynë i mjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania