LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg arriti në Maqedoni

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg arriti në Maqedoni

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sonte arriti në Shkup, në kuadër të referendumit të caktuar më 30 shtator.

Në aeroportin e Shkupit, Stoltenberg ishte i pritur nga Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër do të ketë takime me Kryetarin e Shtetit Gorgje Ivanov, me Kryeministrin Zoran Zaev, me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa njeriu i parë i NATO-s do të ketë takime edhe me Ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, dhe me fuksionarë të tjerë tv lartë, informojnë nga Qeveria.


Nesër në agjendën e tij përveç aktiviteteve dhe takimeve, Stoltenberg do ta vizitoj edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarët dhe mjetet e NATO-s ishin të angazhuar për tejkalimin e dëmeve nga vërshimet. Ai do të vizitojë edhe kazermën ushtarake në “Ilinden” ku do të shikojë nga afër trajnimet e forcave speciale.

Në kazermën “Ilinden” është parashikuar deklarata për media nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmia Sheqerinska.

Në kuadër të referendumit, në Shkup këtë javë vijnë edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Kancelari i Austrisë, Sebastain Kurz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori