Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka bërë një varg kritikash në adresë të Presidentit të vendit, duke thënë se ai bashkë me Kadri Veselin dhe Isa Mustafën, po e dëmtojnë Kosovën.

Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se krerët e shtetit janë njerëz që kanë punuar në dëm të Kosovës, ndaj prej tyre “hajër nuk ka”, transmeton Telegrafi.


Postimi i Sejdiut në Facebook:“Thaçi nisi dialogun teknik i cili solli "Zajednicën" që bosnjizon Kosovën! Thaçi nisi dialogun teknik i cilli solli Listën "Srpska" që është sot partner qeverisës, partneritet ky që u nënshkrua nga Thaçi dhe Mustafa! Thaçi ka nënshkruar marrëveshje asfallti që çdo vit që nga viti 2008 i kushton buxhetit qindra milion euro me një kontratë që asnjëherë nuk është bërë publike! Thaçi privatizoi krejt fabrikat e asetet e Kosovës dhe nuk e shndërroi Kosovën në "Sillicon Valley" siç premtonte por në fole të krimit, korrupcionit, e nepotizmit! Thaçi pra është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në qeveri dhe presidencë e ka të lidhur me Serbi, asfallt/privatizim, dhe kapje të shtetit! Thaçi krejt këto nuk i ka bërë i vetëm, ortak kishte dhe e ka Veselin, ortak kishte dhe e ka Mustafën! Dhe prej këtyre hajër nuk ka!” (sic.), ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/