Ish- presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se ka presion të madh pozitiv nga anëtarësia e këtij subjekti për të kandiduar për kryetar të LDK-së.
Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është shprehur se kjo pjesë e anëtarësisë që “po i bëjnë presion” për kandidim do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Ish- kryetari i LDK-së, ka theksuar se pavarësisht mosmarrëveshjeve që ka pasur me proceset që kanë ndodhur në LDK, ai nuk e ka lëshuar LDK-në.
“As nuk kam lëshuar LDK-në e as nuk kam kërcënuar si dikush se mund ta ndajë partinë. Këtë qëndrim e kamë mbajtur për shkak të besimit që kam pasur në LDK”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sejdiu pohon se nuk ka pasur ndonjë komunikim me familjen Geci që kanë dalë publikisht në mbështetje të ndonjë kandidature të mundshme për kryetar të LDK-së.
“Shpreh respektin tim për qasjen që ka pasur familja Geci, por nuk është diçka që ka pasur ndonjë koordinim me mua për këtë çështje”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!