Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, duke folur rreth funksionimit të koalicionit qeverisës, tha se është një pjesë e një ankthi që i përshkuan dy subjektete më të mëdha politike, sidomos në disa çështje të caktuara.
“Janë jo fortë të sinqerta deklarimet për dalje apo mosdalje nga koalicioni për të shkuar në zgjedhje. Nuk e di se a janë zgjedhjet zgjidhje, por as kështu siç është situata nuk është mirë”, tha ai në emisionin “Monitor”, në RTK.
Sipas tij, në LDK ka njerëz me potencial të fortë që kanë mbetur jashtë Qeverisë dhe kjo siç deklaroi ai, mund të shihet edhe në përbërjen e Qeverisë .
Duke folur rreth zhvillimeve në LDK, ish-presidenti Sejdiu tha se “mungon debati i përgjithshëm në strukturat e partisë, dhe po ashtu është një pjesë e madhe e LDK e heshtur krahas këtyre proceseve për ta dhënë mendimin e vet. Ajo pjesë është militante e LDK-së,por që as nuk mund të qëndroj e qetë”.
I pyetur për ambiciet e tija për të qenë në krye të LDK-së, ai tha se nëse LDK e kërkon ai është i gatshëm, ndonëse aktualisht është anëtar nderi në Këshillin e Përgjithshëm.
Fatmir Sejdiu deklaron publikisht se me Isa Mustafën nuk ka gjetur gjuhë bashkëpunimi.
“Më të jam takuar për herë të fundit në vitin 2013, ku kam shfaqur mendimin tim, por nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. LDK mbetet një shtëpi e madhe pasi që shumë njerëz kanë lidhje shpirtërore me LDK, sikurse unë që s’mund të heqë dorë nga diçka që jam pjesë nga themelimi i saj”, tha ai në emisionin Monitor në RTK.
Sa i përket veprimeve opozitare tha se gazi i përdorur në Kuvend ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe është një dëm për vetë opozitën.
“Argumentet e tyre duhet të jenë të qëndrueshme dhe mos të mbeten kauza në suaza të deklarimeve”, deklaroi Sejdiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë