Ka marrë fund makthi nga lëndimet për talentin shqiptar, Taulant Seferi.

Mesfushori anësori i Kombëtares së Shqipërisë U21 ka qenë i lënduar në dy vitet e fundit.


Ai nuk është dorëzuar në asnjë moment dhe ka punuar shumë për tu rikthyer në fushë.

22-vjeçari është rikthyer në fushë dhe ka luajtur dy ndeshje miqësore me Young Boysin.

11028009 1124847304211191 3180440616481532259 n

Ai tani pritet të luaj edhe në elitën e futbollit zviceran për ta ndihmuar skuadrën e tij drejt objektivave.

Young Boysi është në garë për titullin e kampionit pasi po kryeson kampionatin me 40 pikë.

Seferi ka kontratë me Young Boysin deri në qershor të vitit 2019.

Kujtojmë që djaloshi nga Kumanova kishte luajtur më parë për Përfaqësuesen e Maqedonisë por vendosi ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/