LAJMI I FUNDIT:

Sefaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Sefaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dënon aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës, duke thënë se ngjarje të tilla nuk i shërbejnë Kosovës në proceset  të cilat po kalon.

“Shpreh keqardhje për vrasjen e z.Oliver Ivanivoiq, dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, aktet e tilla nuk e ndihmojnë shoqërinë tonë në përpjekjet e saj për sundim të rendit dhe ligjit. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatet e hetimeve nga institucionet përgjegjëse. Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e akterëve para organeve të drejtësisë”, tha Sefaj.

Menjëherë pas këtij rasti ministri Sefaj, priti në takim kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të dy këta shprehën keqardhje për këtë akt, si dhe ngushëlluan familjen e të ndjerit.


Gjatë këtij takimi ministri Sefaj dhe Bahtiri, përmes zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviç i cili gjendet në veriun e Mitrovicës kontaktuan edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, ku i shprehën atij gatishmërinë e plotë për zbardhjen e rastit dhe u potencua se bashkëpunimi i nivelit lokal është shumë i rëndësishëm në këto momente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori