LAJMI I FUNDIT:

Sefaj: ARC-ja ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave

Sefaj: ARC-ja ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ka thënë se Agjencia për Regjistrim Civil duhet të luaj rolin kryesor në menaxhimin e identitetit të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri me rastin e lansimit të projektit të binjakëzimit të BE-së “Mbështetja e regjistrimit civil dhe siguria e dokumenteve”, i cili synon ngritjen e cilësisë së ARC-së.

Me këtë rast u tha se ARC-ja ka shënuar progres të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.


“Në vitet e kaluara ARC, e mbështetur edhe nga projektet e financuara nga BE ka arritur progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë së dokumenteve duke përmbushur kështu të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Jemi të vetëdijshëm se ARC-ja duhet të luajë rolin kryesor si autoritet i vetëm në Kosovë për menaxhimin e identitetit të qytetarit me një rol kryesor në zgjerimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike dhe si institucion që marrin të dhëna të sakta të gjitha institucionet publike dhe ato private. Prandaj, për të arritur këtë objektiv ne mirëpresim mbështetjen e projektit tuaj”, tha Sefaj.

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, theksoi se Bashkimi Evropian ka bërë financimin e ARC-së prej themelimit të saj. Derisa, projekti binjakëzimit që po fillon tani, e i cili financohet nga BE, Apostolova tha se do të ndihmojë në kalimin e sfidave që ka ARC-ja përpara.

Ndërsa, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerry Willems, u shpreh se projekti do të ndihmoj edhe në procesin e integrimit evropian.

Ndërsa, drejtori i ARC-së, Bekim Hoxha, ka vlerësuar lartë lansimin e këtij projekti, duke theksuar se zyrat komunale të gjendjes civile kanë nevojë për përkrahje, prandaj ky projekt do të ndihmoj ato.

“Raporti final i këtij projekti ka rekomanduar si prioritet me urgjencë një ndryshim të strukturës organizative të ARC-së, në mënyrë që të luajë një rol në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë që ka. Ky projekt do të mbështesë zyrat komunale të gjendjes civile që kanë shumë nevojë për përkrahje dhe janë shumë efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës. ARC ka arritur progres të konsiderueshëm në vitet e fundit, duke krijuar edhe regjistrin qendror të gjendjes civile që përmban të dhëna personale për gjithë  qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, të dhënat e ARC-së i shfrytëzojnë mbi 50 institucione të Kosovës. Projekti është i financuar nga BE-ja dhe do të zgjasë dy vite. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori