Sebastian Vettel, që u shpall katër herë kampion bote në Formula 1, ka thënë se është takuar me shumë ekipe.

Vettel që njoftoi tërheqjen e tij në vitin 2021, bëri një deklaratë për Sky Sports për të ardhmen e tij, ka tha se është takuar me shumë ekipe dhe mund të kthehet në Formula 1.


"Unë po takohem me shumë njerëz sepse i njoh, por jo për një çështje specifike. Më shkon në mendje, por nuk është ky mendimi final".

vettel 1

"Jam takuar me shumë shefa të ekipeve, jo vetëm për garat. Nuk ka zhvillim konkret”, ka thënë gjermani.

Në fund ai u ndal dhe foli për vendimin e Lewis Hamilton, që do të largohet nga Mercedes në fund të sezonit, për të kaluar te Ferrari.

vettel 1212

"Siç mund ta imagjinoni, edhe unë isha shumë i befasuar. Por është emocionuese. Është e qartë se ai po kërkon një sfidë të re. Do të jetë ndryshe ta shohësh atë në një ekip tjetër", ka thënë Vettel. /Telegrafi/

telegrafi sport app