LAJMI I FUNDIT:

Seancat e mbyllura të Speciales, Alija: Në rreth 2 mijë procese gjyqësore, një izolim të tillë nuk kam parë

Seancat e mbyllura të Speciales, Alija: Në rreth 2 mijë procese gjyqësore, një izolim të tillë nuk kam parë

Koordinatori për Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, në  RTV Dukagjini ka komentuar mbajtjen e seancave të mbyllura (private) të dëshmitarëve në Gjykatën Speciale.

Seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara gjatë javëve të fundit ka pasur me dhjetëra (në rastin Thaçi dhe të tjerët, Pjetër Shala…,), por me shumë pak informacione për publikun rreth deklarimeve aty.

Alija ka thënë se në rreth 2 mijë seanca të krimeve te luftës që ka përcjellë, një izolim të tillë( si në Speciale) nuk e ka parë.


“…Parimisht proceset gjyqësore duhet të jenë publike dhe jo çdo kërkesë e Prokurorisë të themi në rast se kërkon që seanca të jetë  e mbyllur duhet të pranohet nga trupi gjykues për arsye se edhe nga e kaluara në kemi mësuar dhe unë i kam përcjellë rreth 2 mijë seanca të krimeve të luftës dhe një izolim të tillë nuk e kam parë deri më tani. Trupi gjykues duhet të kujdeset që publiku të dëgjojë deklaratat e dëshmitarëve pasi edhe opinioni ka të drejtë të krijojë një përshtypje në fund të procedurës në rast nëse trupi gjykues ka marrë një vendim meritor ose jo…”, ka thënë Alija.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori