LAJMI I FUNDIT:

Seanca për Raportin e KE-së, shumë deputetë nuk kuptojnë çka shkruan në të

Seanca për Raportin e KE-së, shumë deputetë nuk kuptojnë çka shkruan në të

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj i cili në seancën e jashtëzakonshme, ku po debatohet lidhur me raportin e Progresit tha se Qeveria në njërën nga mbledhjet e saj do të reflektoj për raportin në fjalë. Ndërsa tha se raporti bënë një vlerësim të saktë të gjendjes në të cilën gjendet Kosova.

Ai tha se ky raport e konfirmon atë lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Kosovës, sa i takon vlerësimit për procesin e liberalizimit të vizave. Edhe pse procesi i liberalizimit të vizave sipas tij, nuk është punë kryesore e këtij raporti.

Deputeti Ilir Deda tha se raporti godet rëndë realitetin e seancës së sotme, në të cilën munguan një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar.


Deda po ashtu foli dhe për platformën për dialogun me Serbinë, duke pohuar se Hashim Thaçi nuk do ta ketë përkrahjen e Kuvendit dhe as nuk do ta udhëheq këtë dialog.

Kritikave të deputetit Ilir Deda, iu përgjigj zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj. Disa nga ato që tha Deda, Hoxhaj i quan përralla. Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti tha se Kosova nuk i ka dërguar Brukselit asnjë sinjal bindës se është serioze për kryerjen e obligimeve .

Ndërkaq deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu –Kodra, tha se seanca për raportin e Progresit është e ngutshme, pasi që raporti ende nuk e ka përkthimin zyrtar në gjuhen shqipe. Ndërsa e quajti raport të arsyeshëm dhe objektiv. Sipas tij ky raport ka njohur dhe progresin e institucioneve të republikës së Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Deputeti nga radhët e VV-së Glauk Konjufca tha se raporti duhet të jetë një lloj alarmi, i cili duhet t’i vejë në lëvizje të gjithë.

Për Dardan Sejdiun, shqetësues mbetet fakti që një pjesë e deputetëve nuk e dinë gjuhen angleze dhe se nuk e kanë kuptuar raportin. Andaj kjo seancë sipas tij ka qenë e ngutshme.

Albulena Haxhiu u arsyetua me thirrjen e seancës kaq shpejt ende pa u përkthyer materiali i këtij raporti në gjuhën shqipe. Ajo tha se për këtë duhet të kritikohet Ministria e Integrimeve, e jo ata që kanë thirrur seancën.

E mos përkthimi në gjuhen shqipe, i raportit të progresit, edhe për Xhavit halitin, është shkelje e së drejtës së deputetëve.

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori