LAJMI I FUNDIT:

Seanca për demarkacionin shtyhet për javën e ardhshme 

Seanca për demarkacionin shtyhet për javën e ardhshme 

Vazhdimi i seancës për demarkacionin në mungesë të votave është shtyrë për javën e ardhshme.

Kështu bëjnë të ditur burime të Telegrafit. Shtyrja e seancës për javën e ardhshme ka ardhur pas një mbledhje të mbajtur ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me shefat e grupeve parlamentare.

Seanca e sotme ishte tentativa e tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli një ditë më parë u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend, megjithëse koalicioni qeverisës ende nuk i kishte siguruar votat e mjaftueshme.

Për miratimin e demarkacionit nevojiten 2/3 e votave, ose 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Edhe ambasadori Greg Delawie si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova kishin bërë thirrje për miratimin e demarkacionit.

Ndryshe, sot në Prishtinë po qëndron një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori