Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për tre lëndë të Prokurorisë Speciale dhe një të Prokurorisë Themelore.

Për ngjarjet e 27 prillit, lëndë të cilën e udhëheq Prokuroria Themelore të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe dy persona për nxitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në seancën e kaluar u panë video inçizime nga kamerat e "Stopanska Bankës", Kuvendit, si dhe televizioneve.

Ndërsa për lëndët e PSP-së për të cilat sot do të vazhdojë gjykimi janë "TNT", "Tarifa" dhe "Titanik 3"./Telegrafi/