LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Total” dhe “Tarifa”

Seanca gjyqësore për lëndët “Total” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Total” dhe “Tarifa”.

Në rastin “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 euro në emër të firmave “Total Marketing DOOEL”, “Total Media Center” dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lëndën “Tarifa” në bankën e të akuzuarit duhet të ulet ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.


Ata akuzohen për blerje të paligjshme për blerjen e sistemeve softverik për nevojat e kompanisë shtetërore “ELEM” për rreth katër milionë euro./Telegrafi/