LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Tarifa”, “Tenderët” dhe “Dhuna në Qendër”

Seanca gjyqësore për lëndët “Tarifa”, “Tenderët” dhe “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Tenderët”, “Tarifa” dhe për procedurën e veçantë në rastin “Dhuna në Qendër”.

Seanca e kaluar për rastin “Tenderët” ku e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, u anulua për shkak të gjykatësve që udhëheqin këtë lëndë, pasi të njëjtët kishin gjykim edhe në rastin “Toplik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi për rastin “Tenderët” është në fazën e dëshmive, ndërsa sipas aktakuzës janë bërë keqpërdorime në tenderin për punime ndërtimore në Muzeun e OBRM-së.


Në rastin “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë, të cilët dyshohen për blerje joligjore të softverëve sistemik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej rreth 4 milionë euro.

Kurse në rastin “Dhuna në Qendër” mesin e të akuzuarve janë edhe Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, Mile Janakieski dhe Daniella Rangellova.

Në seancat e kaluara fajin për ngjarjet e qershorit të vitit 2013 para Komunës Qendër e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski, të cilët u dënuan me kusht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori