LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Tanku”, “TNT”, “Lëndina” dhe “Arka”

Seanca gjyqësore për lëndët “Tanku”, “TNT”, “Lëndina” dhe “Arka”

Në Gjykatën Penale sot në Shkup do të vazhdojnë gjykimet për lëndët e Prokurorisë Speciale “Tanku”, “TNT”, “Lëndina” dhe “Arka”.

Në lëndën “Tanku” do të vazhdojë gjykimi për procedurën e veçantë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Në seancën e fundit u prezantuan dëshmitë me shkrim. Kjo lëndë ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurosh, ndërsa pikërisht për këtë me dy vite burg u dënua ish-kryeministri Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “TNT” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski. Ata akuzohen se kanë shkelur kompetencat e detyrës zyrtare de në vitin 2011 kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski.


Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdam, për ndërtime pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë.

Sipas PSP-së, të akuzuarit ndërtimin e shtëpizave e kanë filluar në vitin 2011, ndërsa lejet për ndërtimin e tyre i kanë marrë në vitin 2013.

Kurse në rastin “Arka” të akuzuar janë Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Nebojsha Stajkoviq dhe Goran Grujevski, i cili gjendet në Greqi.

Ata akuzohen se në mënyrë joligjore në vlerë prej rreth 770 mijë eurove kanë blerë pajisje për elektro-komunikim për nevojat e Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK)./Telegrafi/