LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, “Total” dhe “Treqind”

Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, “Total” dhe “Treqind”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Shënjestra-Fortesa”, “Total” dhe “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në lëndën “Shënjestra-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike janë të akuzuar ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB-së, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4.286 numra telefonikë, për të cilat nuk është dhënë urdhër gjyqësor.


Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të urdhëresave gjyqësore të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavllovski-Latas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i kompanive për marketing dhe shërbime për konsalting “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.

Pavloviq-Latas akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 121 mijë euro, ndërsa Pavloviq për 63 mijë euro.

Në Gjykatën Penale duhet të mbahet seanca e re për gjykimin e përsëritur për rastin “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike, kundër ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e pezulloi aktvendimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu në gjykim të sërishëm.

Sipas akuzës së PSP-së Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin 453.570 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori