Përleshje ka pasur mes ushtarëve rusë dhe luftëtarëve të liderit çeçen Ramzan Kadyrov në qytetin e Melitopolit, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Siç raportohet, ushtarët rusë ishin duke patrulluar gjatë një pike kontrolli derisa ndaluan disa trupa çeçene dhe u kërkuan dokumentet, transmeton Telegrafi.


Por situata mes tyre u përshkallëzua menjëherë pas disa keqkuptimeve dhe pati përleshje të ashpra mes tyre.

Komandanti i batalionit çeçen Vostok-Akhamat, Vakha Khambulatov madje doli nga automjeti i tij i ndaluar, sulmoi trupat ruse bashkë me luftëtarët e tij dhe kërcënoi ushtarin rus me ekzekutim.

Siç shihet në këto pamje, përleshje të ashpra shpërthejnë mes të dyja grupeve të cilat luftojnë të dyja për një anë.