LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti prezantohet Porsche 911 R

Së shpejti prezantohet Porsche 911 R

Modeli i ri Porsche 911 R pritet të prezantohet së shpejti në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë, ka bërë të ditur drejtori i produkteve të Porsches, August Achleitner.

I pyetur për modelin e ardhshëm, Achleitner ka thënë: “Ejani në Gjenevë dhe do të zbuloni më shumë për këtë, kaq mund të them tani për tani”.

Achleitner ka paralajmëruar se prodhimi i 911 R do të jetë i limituar. Ai ka refuzuar të konfirmojë se kompania planifikon prodhimin e 600 njësive, transmeton Koha.net.


Porsche 911 R pritet të jetë i bazuar në modelin 911 GT3. Motori i modelit të ri pritet të jetë 3.8-litra me gjashtë shpejtësi ose motorin 4.0-litra, ngjashëm me GT3 RS.

Detajet e veturës pritet të bëhen të ditura në Gjenevë, por më parë është raportuar se vetura do të kushtojë 160 mijë dollarë. Nëse çmimi konfirmohet, atëherë modeli i ri do të kushtojë 30 mijë dollarë më shumë sesa 911 GT3.