Këtë vit pritet të nis ndërtimi i spitalit të Prishtinës.
Zyrtarët shëndetësorë mendojnë që nuk ka nevojë për ndërtim të spitalit rajonal, sepse sipas tyre, këtë funksion mund ta kryejë shërbimi sekondar në QKUK-ë.
Me Ligjin për kryeqytetin, të miratuar në vitin 2017, Prishtina e ka të paraparë që përveç shërbimeve të kujdesit primar shëndetësor, të ofrojë edhe shërbime të kujdesit sekondar shëndetësor, e që nënkupton ndërtimin e spitalit të kryeqytetit.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë për Radio Kosovën së qeverisja aktuale në kryeqytet e ka prioritet ndërtimin e spitalit të qytetit. Sipas Sadikut, mjetet tashmë janë ndarë dhe këtë vit, do të fillojë edhe ndërtimi i spitalit.
“Me ardhjen e qeverisë së re të kryetarit Përparim Rama, prioritet ka qenë ndërtimi i spitalit të Prishtinës i cili ka qenë institucion i propozuar në çdo fushatë prej vitit 2000, dhe ne, realisht, vitin e kaluar kemi ndarë një pronë. Dhe tash jemi në fazën e dytë në bërjen e planit në detaje të spitalit. Komuna e Prishtinës ka ndarë edhe buxhet prej 1 milion e 300 mijë eurosh dhe mendoj që këtë vit do të fillojë ndërtimi i spitalit të qytetit”, tha Sadiku.
Ndërsa nga Oda e Mjekëve të Kosovës, nuk e shohin të nevojshme ndërtimin e një spitali të ri. Pleurat Sejdiu ka thënë për Radio Kosovën se nuk ka nevojë për një spital rajonal por ka nevojë për ndarjen e QKUK – së në shërbimet e nivelit terciar dhe sekondar. Sipas tij, pjesa sekondare mund të kryejë funksionin e një spitali rajonal, që do t’i mbulonte komunat nga Podujeva deri në Drenas.
“Për godina të reja e spitale të reja e ndërtesa të reja nuk besoj që ka nevojë, prandaj, duhet vetëm vullnet politik për një koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe qendror dhe të bëhet një gjë me kosto me të ulët ku dhe do të jetë shumë më funksionale, pasi që ekziston një sistem veçse duhet të reformohet”m tha Sejdiu.
Edhe Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve është kundër ndërtimit të spitalit të ri. Ai në një prononcim për Radio Kosovën ka thënë se nëse fillojmë me ndërtimet e spitaleve të reja, më shumë do të kenë kosto financiare sesa që do të jene efektive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles