Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë ditur se së shpejti në Qendrën e Studentëve do të hapet Qendra e Mjekësisë Familjare.

Ahmeti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, duke thënë edhe pse kjo nuk është përgjegjësi e komunës, një gjë e tillë po bëhet për shkak të kresave të studentëve.


Postimi i plotë:Edhe pse nuk është përgjegjësi e komunës dhe shëndetësisë primare të ofrojmë shërbime për qytetarët jashte Prishtinës, për shkak të kërkesës së studentëve së shpejti hapim Qendren e Mjekësisë Familjare në qendren e studentëve (te menza) për të ofruar shërbime për studentët e Universitetit të Prishtinës. Punët janë para përfundimit :) P.S. e kemi pas edhe premtim ne një debat në KTV në fushatë kur pata marr pyetje nga një student për këtë qendër.(sic.) /Telegrafi/

16797336 10155846863147166 7114147465299990872 o 1

16797455 10155846863152166 6503935329078781351 o