LAJMI I FUNDIT:

Scott: Mosmarrëveshja e Serbisë qëndron në çështjen e pavarësisë së Kosovës

Scott: Mosmarrëveshja e Serbisë qëndron në çështjen e pavarësisë së Kosovës

Serbia nuk është e nevojshme të zgjedhë në mes miqësisë me Rusinë dhe miqësisë me Perëndimin, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Serbi Kyle Scott.

“Nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet BE-së, atëherë nuk është vetëm hyrja në një komunitet të tregut të vetëm, por në një bashkim vlerash të përbashkëta. Kjo do të thotë marrjen e masave kur një vend shkel normat ndërkombëtare. SHBA mban marrëdhënie të forta me Rusinë, edhe pse ne kemi dallimet tona. Unë patjetër që pres se edhe vendet tjera do të zhvillojnë marrëdhënie të ngjashme”, ka thënë Scott për Blic.

Gjithashtu ambasadori amerikan ka theksuar se marrëdhëniet serbo-amerikane janë të mira dhe do të mbeten të tilla.


“Mosmarrëveshja është sigurisht dhe qëndron atje. Në çështjen e pavarësisë së Kosovës, si për Serbinë edhe për 110 vende të tjera që nuk e njohin atë. Kjo është për shkak të një mosmarrëveshje”, ka shtuar Scott, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu ka komentuar çështjen se rajoni ishte në tension kohët e fundit, duke theksuar se shumë nga tensionet lidhen me zgjedhjet dhe politikanët në tre vendet veçanërisht në Kroaci.

Por Scott ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të preferuar në garën presidenciale në Serbi dhe se do të bashkëpunojnë me këdo që është i zgjedhur, kushdo që të jetë ai.

Ndërsa kur u pyet për të komentuar mbi referendumin, ai ka theksuar se marrëveshja e Dejtonit ka qenë një faktor i rëndësishëm për arritjen e paqes në rajon.

Kurse Scott duke iu përgjigjur një pyetje një Vuk Jeremiq mund të zëvendësojë Ban Ki-Moon në vendin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ai ka thënë se Jeremic zhvilloj një fushatë të suksesshme.

“Ai është njëri me energji dhe aftësi diplomatike, siç shihet në mbështetjen që ka marrë. Unë nuk e di cili do të jetë rezultati i votimit, por unë e di se pasardhësi i Ban-it do të ballafaqohet me probleme të mëdha, sidomos në reformën e sistemit të OKB-së. Nuk mund të them nëse është më i miri apo më i keqi”, ka përfunduar Scott.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori