Bastian Schweinsteiger nuk është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij.

Kampioni i Botës me Gjermanin nuk është në planet e Jose Mourinhos tek Manchester United.


Kësisoj largimi i tij nga ‘Old Traford’, duket më se i mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Është mbrojtësi gjerman, Kevin Grosskreutz që i ka bërë një ftesë mikut të tij t’i bashkohet te Stuttgarti në Bundesliga 2.

Kevin Grosskreutz e ka ftuar mikun e tij Bastian Schweinsteiger t'i bashkohet Suttgartit në Bundesliga 2.

“Bastian është duke kaluar momentin më të keq në karrierën e tij dhe për këtë jemi të vetëdijshëm të gjithë”.

“Ai ka reaguar mirë duke mos bërë polemika, mirëpo unë e kam telefonuar dhe e kam ftuar të më bashkohet në Stuttgart. Do të ishte një nder i madh ta kemi kampionin e botës këtu”, deklaroi Grosskreutz.

Stuttgart vitin e kaluar ka rënë nga elita e futbollit gjerman, ndërsa tani llogaritet si favoriti kryesor për tu rikthyer në Bundesliga. /Telegrafi/

telegrafi sport app