LAJMI I FUNDIT:

Schmit sjell një Skënderbe ndryshe

Schmit sjell një Skënderbe ndryshe

Shkrimtari zviceran, Oliver Schmit, ka sjellë për publikun fakte dhe dokumente që e zbehin disi tisin e mitit të figurës sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, njofton "Top-Channel".

Për herë të parë, në librin e tij “Skënderbeu”, ai publikon një dokument që sipas Schmit tregohet se kryengritjen Skënderbeu e nisi për hakmarrje personale.

“Kemi të bëjmë me një hakmarrje, pasi babai i Skënderbeut u vra nga turqit dhe kemi fakte për të treguar se Skënderbeu, nga i konvertuar në islam riktheu krishteritetin”, ka pohuar Schmit.

Përkthyesi i këtij libri, Ardian Klosi thotë se edhe librat e historisë duhet të pësojnë ndryshime.


“Kam parë në ditët e kaluara një numër tekstesh të historisë së gjimnazit. Ato që thuhen janë të kundërta me përfundimet e profesor Schmit”, ka pohuar Klosi.

Ky libër, që e sjell para publikut ndryshe figurën e heroit tonë kombëtar, do të sjellë debate. Historianët e kanë vlerësuar si burim alternativ, por edhe si plotësim të figurës së heroit tonë kombëtar.