Argjentina ka marrë fitoren e parë në Kupën e Botës 'Katar 2022', pasi ka mposhtur Meksikën me rezultat të pastër 2-0.

Me këtë fitore argjentinasit kanë mbetur në garë për tu kualifikuar nga Grupi C, ku ndodhen edhe Meksika, Polonia dhe Arabia Saudite.


Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka thënë se nuk po i pëlqen ndjenja që po luhet një ndeshje më shumë se lojë futbolli.

Scaloni

"Është një lojë futbolli. Ndjenja që po luajmë më shumë se një ndeshje futbolli nuk është e bukur dhe kjo mua nuk më pëlqen. Ne do të përpiqemi ti bëjmë tifozët tanë të ndihen sikur është thjesht një lojë futbolli. Pavarësisht se është e vështirë ti bësh njerëzit të kuptojnë se nesër dielli do të lind sërish nëse fiton apo humbet".

Scaloni 3

Tutje Scaloni ka thënë se Messi duhet ta shijoj këtë botëror, njëjtë edhe tifozët argjentinas duke e parë shtatë herë fituesin e Topit të Artë në Kupën e Botës së fundit për të.

"Gjëja e rëndësishme është të shijojmë këtë Botëror. Messi duhet ta shijojë këtë Botëror. Tifozët e Argjentinës duhet të kënaqen duke e pare atë duke luajtur. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ja dolëm mbanë të bënim një ndeshje të mirë".

Scaloni 1

"Lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Ata u përballën me një ndeshje vërtet të vështirë kundër një kundërshtari të mrekullueshëm dhe me përgjegjësi mbi supe. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe i emocionuar për atë që kemi bërë", deklaroi Scaloni.

Më tej Scaloni tha se do të jetë e vështirë, por duan ta fitojnë duelin e fundit.

“Do të jetë e vështirë. Të gjitha skuadrat luajnë me stil të ndryshëm loje, dhe çdo ekip ndryshon kundër nesh, jo vetëm sepse luan Messi, por sepse kanë përballë Argjentinën. Kjo e rrit vështirësinë e ndeshjes. Ne duam ta fitojmë sfidën e fundit në grup përball Polonisë, këtë duam të gjithë", tha trajneri argjentinas. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app