LAJMI I FUNDIT:

Scaloni: Kupa e Botës 2022 mund të mos jetë e fundit e Messit për Argjentinën

Scaloni: Kupa e Botës 2022 mund të mos jetë e fundit e Messit për Argjentinën

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka sugjeruar se Kupa e Botës “Katar 2022” mund të mos jetë e fundit e Lionel Messit.

Messi më parë ka pranuar se mendon se Kupa e Botës 2022 do të jetë e fundit për të, me 35-vjeçari që po shkon drejt Katarit me synimin për të ngritur trofeun për herë të parë në karrierën e tij.

Argjentina është një nga favoritët para turneut, por menaxheri Scaloni mendon se ka një shans të vogël që Messi të paraqitet në një tjetër finale.


“Mund të jetë e fundit, por shpresojmë që jo.  Ai është i lumtur në fushë dhe bën shumë njerëz të lumtur”, ka thënë fillimisht Scaloni për CNN Radio Argentina.

“Nëse ne kujdesemi për të dhe e mbajmë atë siç duhet, mund të ketë më shumë ndeshje për të, sepse bota e futbollit e kërkon këtë”, përfundoi trajneri i Argjentinës.

Messi po shkon në Kupën e Botës në formë të shkëlqyer pasi është rikthyer në maksimumin e tij në PSG këtë sezon.

Sulmuesi ka 11 gola dhe 14 asistime në vetëm 17 ndeshje për kampionët e Ligue 1 dhe do të shpresojë të riprodhojë atë lloj forme për ekipin kombëtar.

Ndryshe, ekipi i Scalonit do të hap sezonin e tyre në Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite më 22 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori