Drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) kanë kërcënuar se nëse brenda dy ditësh Projektligji për punëtorët e viteve të 90-ta nuk dërgohet në Kuvend, atëherë atyre nuk u mbetet asgjë tjetër përveç që të hyjnë në grevë.
Ndërkohë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i bën thirrje SBASHK-u të anulojë grevën e paralajmëruar për 13 prill, pasi kjo rrezikon edhe testin PISA 2018, që do të fillojë të mbahet nga nesër.
Gjatë ditës së sotme ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se vazhdimisht kanë komunikuar me SBASHK-un dhe kanë bërë përpjekje që projektligji të procedohet sa më shpejt në Kuvend.
“Do të bëj përpjekje edhe këtë javë që ta gjejmë një zgjidhje që të mos fillojë greva dhe shpresoj shumë që deri në ditën e enjte, ne do ta gjejmë një zgjidhje. Nesër është dita e parë e testit PISA dhe shpresoj që do të jetë një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të fillojë shumë mbarë testi PISA, kështu që nuk besoj se do të kishte një interes dikush ta merrte një barrë ose një përgjegjësi mbi veten që ta ndërprenë testin PISA në Kosovë”, ka thënë ai.
I pari i arsimit ka kërkuar mirëkuptim nga SBASHK-u që të mos futen në grevë në këtë kohë kur mbahet testi PISA, pasi sipas tij, është hera e parë që nxënësit e Kosovës e dinë rëndësinë e këtij testimi dhe se janë të vetëdijshëm se po hyjnë në një garë për të prezantuar Kosovën.
Po ashtu, ai ka thënë se ka informuar SBASHK-un se në kornizën e shpenzimeve afatmesme është planifikuar buxheti për ligjin për arsimin e viteve të 90-ta.
“Tani në takimin e fundit, ne kemi informuar SBASHK-un që edhe në pjesën e shpenzimeve afatmesme, pra në kornizën e shpenzimeve afatmesme është planifikuar, pra që të kemi një buxhet për ligjin për arsimin shqip të viteve 90-ta. Kemi kërkuar një mirëkuptim që Qeveria është duke punuar, por nuk është e thënë që Qeveria nuk është duke bërë asgjë për këtë ligj, është duke u munduar të gjejë masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament”, tha ministri Bytyqi.
Përkundër asaj që greva do të rrezikojë mbajtjen e testit PISA, SBASHK-u nuk do të heqë dorë nga greva nëse projektligji për punëtorët e viteve të 90-ta nuk dërgohet në Kuvend.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për KosovaPress ka thënë se qeverisë i duhet vetëm një orë punë që ta procedojnë ligjin për në Kuvend, e që sipas tij ata do të liroheshin nga kjo barrë.
“Nëse ligji në këto dy ditë nuk marrim dokument se ka shkuar në parlament, atëherë neve nuk na mbetet gjë tjetër përveç që të zbatojmë vendimin që e ka marrë kongresi. Dhe, unë po them prapë insistimet e individëve apo të qeverisë që të mos ketë grevë nuk janë adresuar si duhet, sepse unë nuk kam autorizim që ta ndali grevën për të cilën kanë vendosur delegatët nga e tërë Kosova, nga arsimi para universitar dhe nga universiteti. Vetë kongresi i ka dhënë mjaft kohë dhe hapësirë Qeverisë Haradinaj. Opinioni e di se ne e mbajtëm grevën më 12 mars dhe nga ajo ditë po bëhen një muaj dhe qeveria ka pasur mjaft kohë, nëse e ka seriozisht e ka kohë ende që të mblidhet qeveria dhe të vendosë që projektligji për vitet e 90 të shkojë në Parlament”, tha ai.
Për SBASHK-un nuk është argument i mjaftueshëm për ta anuluar grevën futja në kornizën e shpenzimeve afatmesme të buxhetit për arsimin e viteve të 90-ta. Jashari përkujton se kanë fituar përvoja të këqija nga vitit 2013, kur iu ishte premtuar se ligji do të zbatohej.
“Jo, sepse neve kemi fituar përvoja të këqija nga viti 2013, na është thënë gjithmonë se ligji po kryhet, ligji është kryer duhet veç edhe kjo. Fakti që është vënë në kornizat afatshkurtra të buxhetit është vetëm një element që i jep mundësi qeverisë që ta vë në rend të ditës, sepse çdo barrierë për ligjin është hequr. Unë po çuditëm duke e parë situatën, duke e parë se situata nuk është e mirë duke e parë se me 11 prill vetëm po fillohet edhe me testin ndërkombëtar PISA, pastaj më vonë i kemi edhe testet e klasave të 9-ta dhe të maturantëve. Unë po them se qeveria duhet të alarmohet dhe nganjëherë disi ne SBASHK-u po ndihemi edhe më keq kur qeveria për gjëra shumë më të vogla është në gjendje të thirr mbledhje të jashtëzakonshme dhe Parlamenti të mbaj mbledhje deri në gjysmë nate, ndërsa unë po them çështje madhore në këtë moment është çështja e arsimit, sepse po u hy në grevë më 13 prill, atëherë nuk i dihet fundi i grevës”, tha Jasharaj.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me Sindikatën e Prindërve të Kosovës, për të marrë një qëndrim të tyre lidhur me grevën e mësimdhënësve, por të cilët nuk kanë dhënë ndonjë koment. Por, ata kanë bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mbajnë një takim me kryesuesit e SBASHK-ut.
SBASHK-u më 12 mars ka mbajtur një grevë një ditore, kur edhe e kanë paralajmëruar grevën e përgjithshme të 13 prillit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë