Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka kërkuar nga institucionet që mos të ‘lexohet’ gabimisht gatishmëria dhe përkushtimi i tyre për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, e që vlerësohet nga më të vështirët deri tani.
SBASHK-u përmes një komunikate për media thekson se është e vërtetë se në takimet në MASH dhe me institucione të tjera është zotuar se do të vazhdojë komunikimin me punëtorët e arsimit dhe do ju jap kurajë atyre që të vazhdojnë me përkushtimin në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, por po ashtu SBASHK-u është zotuar që moti se do të mbetet në mbrojtje të anëtarësisë dhe do të vazhdojë të mbetet zë i kërkesave të tyre.
Lexoni të plotë reagimin:
SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë
SBASHK-u uron që gatishmërinë që po tregojmë dhe përkushtimin për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, që vlerësohet nga më të vështirët deri tani, mos ta lexojnë gabimisht institucionet lokale e qendrore.
Është e vërtetë se SBASHK-u në takimet në MASH dhe me institucione të tjera është zotuar se do të vazhdojë komunikimin me punëtorët e arsimit dhe do ju jap kurajë atyre që të vazhdojnë me përkushtimin në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, por po ashtu SBASHK-u është zotuar që moti se do të mbetet në mbrojtje të anëtarësisë dhe do të vazhdojë të mbetet zë i kërkesave të tyre.
SBASHK-u në bashkëbisedat e vazhdueshme me Ministrin Likaj janë pajtuar që duhet bërë zgjidhje për punëtorët e arsimit të sëmurë rëndë në mënyrë që ata mos të angazhohen në procesin mësimor, por të zëvendësohen me kuadro të tjera për këtë vit shkollor dhe që të sigurohet buxhet shtesë për norma shtesë, ngase natyra e punës në këto kushte pandemie do të bëj që një numër mësimdhënësish të jenë të ngarkuar me më shumë orë pune krahasuar me normat që i kanë të përcaktuara me Ligj dhe me Kontratën Kolektive të arsimit të Kosovës.
Ministri Likaj ka ngritur këto çështje edhe në Qeveri dhe e përgëzojmë që ka arritur të bëj zgjidhje duke siguruar buxhet për t’u dhënë paga kolegëve tanë të sëmurë rëndë dhe për 1000 gjysmë-norma për kolegët që do të angazhohen me orar shtesë të punës. Mirëpo informacionet nga terreni flasin se DKA-të dhe drejtoritë e shkollave nuk janë duke i trajtuar këto çështje me personelin arsimor dhe se kolegët tanë të sëmurë, krahas stresit nga sëmundja, janë vënë në siklet sepse nuk u është komunikuar me vendime se janë të liruar nga procesi mësimor dhe se do të marrin pagën deri në një vendim tjetër.
Po ashtu, drejtoritë e shkollave dhe DKA-të duhet të komunikojnë me personelin arsimor dhe t’ua bëjnë me dije se për angazhime shtesë do të kompensohen dhe për këtë edhe t’u lëshohen vendime.
Një komunikim i tillë duhet bërë edhe me psikologët, pedagogët e personelin tekniko-ndihmës sepse edhe për këto profile MASH-i ka arritur të sigurojë mbështetje buxhetore për norma shtesë.
Kundërshtimi i SBASHK-ut që matjen e temperaturës së nxënësve mos ta bëjnë mësimdhënësit po tregohet i drejtë ngase informacionet nga shkollat tregojnë se kjo po ndikon që të ketë vonesa në procesin mësimor dhe se kjo do të komplikohet edhe më kur nga 21 shtatori pritet të kthehen në shkollë edhe nivelet tjera arsimore dhe kur së shpejti do të përkeqësohen edhe kushtet klimatike.
Janë prindërit ata që kanë nënshkruar deklaratën për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe është detyrë e tyre që të përcjellin shëndetin e fëmijëve të tyre dhe nëse ka ndonjë simptomë mos ta nisin për në shkollë, por të këshillohen me personelin shëndetësor.
SBASHK-u duke pasur shumë ankesa nga kolegët tanë nga kryeqyteti i drejtohet edhe një herë, DKA-së në Prishtinë, që mos të insistojë në zbatimin e E- shkollorit sepse edhe ashtu, është ky vit i vështirë shkollor dhe mësimdhënësit kanë mjaft angazhime në përpjekjet për të realizuar si duhet procesin edukativ e arsimor në kohën kur edhe orët mësimore janë shkurtuar dhe angazhim kyç i mësuesit le të jetë procesi mësimor dhe përpjekja që nxënësit të arrijnë njohuri të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës