LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Punëtorët e arsimit nuk mund t’i frikësojë askush, greva vazhdon

SBASHK: Punëtorët e arsimit nuk mund t’i frikësojë askush, greva vazhdon

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës(SBASHK)  ka njoftuar se greva do të vazhdojë në të gjitha institucionet arsimore, duke theksuar se punëtorët e arsimit nuk mund t’i largojë askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave.

SBASHK, përmes një komunikate, thotë se greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor duke filluar nga çerdhet, institucionet e arsimit parauniversitar dhe në universitete do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, derisa institucionet e shtetit nuk përmbushin kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK për ngritjen e koeficienteve në projektligjin e pagave për 30 % për të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës.

“SBASHK ka përcjellë me kujdes situatën në tërë Kosovën gjatë grevës dhe fton institucionet qendrore e lokale që të shtojnë angazhimet për të përmbushur kërkesën legjitime të SBASHK-ut. Po ashtu, i kujtojmë ata që të heqin dorë nga idetë për të bërë  presione ndaj grevistëve sepse do të përballen me ligjin e drejtësinë ngase greva jonë është legjitime dhe këtë të drejtë e mbron edhe ligji mbi grevat dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.


Sipas SBASHK-ut, punëtorët e arsimit nuk ka mundur t’i frikësojë e t’i largojë nga misioni i tyre i shenjtë as pushtuesi serb me gjithë atë dhunë  në vitet e 90-ta.

“Punëtorët e arsimit nuk mund t’i largojë as sot e gjithë ditën askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale  ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave. Ne nuk po kërkojmë as me shumë e as më pak se të tjetër dhe prandaj do të qëndrojmë të palëkun dur në angazhimet dhe përpjekjet  tona për të realizuar kërkesën e drejtë për ngritje se paku për 30 % të koeficienteve për të punësuarit në tërë sistemin arsimor”, thuhet në komunikatë.

SBASHK njofton se kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist nesër do të qëndrojnë në Mitrovicë, Vushtrri dhe Obiliq, për të bashkëbiseduar me grevistët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori