LAJMI I FUNDIT:

SBASHK pret rritje rrogash me ligjin e ri të pagave

SBASHK pret rritje rrogash me ligjin e ri të pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pret që me Ligjin e ri të pagave të ketë rritje të rrogave për punëtorët e arsimit. Ndryshe nga deklarimet e zv.ministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci që ditë më parë tha se ligji nuk do të thoshte rritje automatike të pagave, në SBASHK thonë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se pritshmëritë e tyre është se mësimdhënësit të jenë ndër më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore.

“Ne presim në këtë ligj të pagave që është duke u punuar, natyrisht që do të ketë edhe ngritje të pagave ngase tani nuk mund t’i qasemi ligjit të mëparshëm, pasi që Kushtetuesja e ka anuluar atë ligj. Dhe projektligji i ri të pagave do të kërkojmë që punëtorët e arsimit duke filluar nga çerdhet e deri në universitet, të jenë të ranguar me koeficiente diku nga mesi i të gjithë koeficienteve të mundshëm që do të jenë në këtë projektligj të pagave, dhe natyrisht kërkesë e jona është që me ligjin e ri të pagave të ketë edhe ngritje të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit, duke filluar nga çerdhet e deri në universitet”, thotë ai.


Duke komentuar deklaratat e zëvendësministrit të Arsimit, Duakgjin Pupovci, nënkryetarja e SBASHK-ut tha se nëse nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësi atëherë do të vendoset se çfarë veprimesh sindikale do të merren nga ta pa përjashtuar grevat e përgjithshme.

“Në rast se ligji i ri i pagave, i cili është duke u punuar, dhe mësimdhënësit nuk kanë ndryshim në pagë, mbesin pagat që kanë qenë, atëherë ne jemi të detyruar të dëgjojmë zërin e anëtarësisë sonë, çka edhe kemi bërë shpërndarjen e formularëve në mënyrë që deklarohen punëtorët e arsimit sa i përket ligjit të pagave dhe atëherë duhet të shkohet edhe me veprime sindikale dhe ato më të ashpra është greva e përgjithshme”, tha Shala.

Sindikatat i kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri në muajin mars për draftin e projektligjit të pagave, mirëpo SBASHK ka caktuar datën se kur do të marrin veprimet nëse i njëjti nuk parasheh plotësimin e kërkesave të tyre.

“Më 2 prill, meqë është kongresi i SBASHK-ut, aty delegatët që janë pjesëmarrës në kongres ata janë përfaqësues të të gjitha komunave të Kosovës, ata do të vendosin për veprimet e mëtutjeshme sindikale, e në rastin më të keq edhe me grevë të përgjithshme”, thotë ajo.

Përpos ligjit për paga, SBASHK ka drejtuar kërkesë në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike edhe për sigurimet shëndetësore për punëtorët në arsim dhe ligjin e skemave pensionale që parasheh njohjen e stazhit të punës në vitet e ‘90-ta. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori