Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mbrojnë ligjet.
SBASHK ka thënë se është më mirë që sot në seancën e Kuvendit të diskutohet për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.
“Të nderuar deputetë Ligji për grevat i Republikës së Kosovës e njeh grevën si veprim demokratik dhe nuk obligon grevistët që orët a ditë e humbura në grevë të kompensohen.
Ministri Bytyqi nxori një vendim të pabazuar në ligj dhe bashkë me një pjesë të Drejtorëve të Drejtorive Arsimore e të disa shkollave filluan një presion të paparë ndaj mësimdhënësve për kompensim të orëve të humbura në grevë”, thuhet në njoftim.
SBASHK-u konsideron se çdo diskutim më parlament në dobi të vendimit joligjor të Ministrit Bytyqi do të ishte ndërhyrje dhe presion në institucionin e drejtësisë.
Ata kanë paralajmëruar grevë në rast se siç thonë ata vazhdojnë presionet për kompensim të orëve mësimore.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, ju përfaqësues të popullit, duke parë se janë mbledhur nënshkrime dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për gjendjen në arsim, madje thuhet edhe për orët e humbura gjatë grevës ju drejtohemi me apelin që të mbroni ligjet, që ky Parlament i ka votuar dhe mos cenoni pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Të nderuar deputetë Ligji për grevat i Republikës së Kosovës e njeh grevën si veprim demokratik dhe nuk obligon grevistët që orët a ditë e humbura në grevë të kompensohen.
Ministri Bytyqi nxori një vendim të pabazuar në ligj dhe bashkë me një pjesë të Drejtorëve të Drejtorive Arsimore e të disa shkollave filluan një presion të paparë ndaj mësimdhënësve për kompensim të orëve të humbura në grevë.
SBASHK duke e konsideruar me të drejtë këtë vendim jo ligjor ngriti padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar që institucioni i drejtësisë të vlerësojë ligjshmërinë e këtij vendimi dhe SBASHK-u publikisht është deklaruar se do ta respektojë verdiktin e gjykatës. Mendojmë se çdo diskutim më parlament në dobi të vendimit joligjor të Ministrit Bytyqi do të ishte ndërhyrje dhe presion në institucionin e drejtësisë.
Deputetë të nderuar ju sot është më mirë të diskutoni për mungesën e kabineteve të informatikës, kimisë, fizikës e lendeve të tjera, për mungesën e sallave të edukatës fizike, për gjendjen e mjerë të nyjave sanitare , pra për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës , mungesa këto që ndikojnë shumë në procesin mësimor e edukativ se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.
Sot duhet t’i qortoni Ministrin dhe një pjesë të drejtorëve , të cilët duke bërë presione për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë, por pengojnë procesin mësimor. Duhet t’i qortoni e të merrini masa ndaj drejtorëve, si rasti në Mitrovicë, kur drejtori jep urdhër me shkrim , që duhet zëvendësuar orët edhe për ditët që mësimdhënësi ka qenë i sëmurë dhe në pushim mjekësor. A ndodh kund në botë kjo?
Të nderuar deputetë ju informojmë publikisht se nëse vazhdohet me presione ndaj mësimdhënësve për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës , SBASHK-u duke dëgjuar zërin dhe kërkesën e punëtorëve të arsimit të Kosovës do të shpall grevë si reagim ndaj këtyre presioneve.
Ju kujtojmë se mësimdhënësit e Kosovës janë unik në respektimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që mos të kompensohen orët e humbura gjëtë grevës as të shtunave, as në pushimin pranveror e as ndonjë herë tjetër. Ju kujtojmë po ashtu se edhe pa këto kompensime plani e programi mësimor do të realizohet së paku 90 %. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Akuzat ndaj Veliaj, denoncimi i Berishës: Institucionet po djegin dokumentet

Mexhiti: Po harmonizohemi me direktivat e reja të BE-së për kontrollin e ndotjes industriale

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania