Organizata për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve “Save the Children”, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ka prezantuar raportin e tyre të quajtur “Zërat e Rinjë”.
Kjo organizatë përmes këtij projekti kanë marrë mendimin e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën, në lidhje me sigurinë kibernetike por edhe për atë fizike, pastaj për shëndetin mendor, përfshirjen e fëmijëve në vendimarrje dhe bullizmin.
Puhiza Shemseidini, përfaqësuese nga grupi i udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights” (Respekto të drejtat tona), e po ashtu edhe pjesëmarrëse në realizimin e raportit tha se ajo si 16 vjeçare, ka frikë të shëtisë lirshëm në lagjen e saj për shkak të bullizmit.
Kurse sipas saj të njëjtën frikë e kanë edhe 17 përqind e të anketuarve.
Shemsedini theksoi se të njëjtit nuk kanë guximin për të hipur në autobus në mbrëmje.
“Po shpresoj që fjala jonë të dëgjohet. Sot ështe dita e fëmijëve unë nuk mund te festoj. Kur shoku im me aftësi të kufizuara nuk mundet të kyçet ne shkolle. Kur fëmijët rrihen me vizor nga mësuesi. Kur vajzave ju thuhet se e kanë vendin në kuzhinë. Unë si 16 vjeçare frikësohem me dal në lagje për shkak të bullizmit. 17 % e fëmijëve nuk kanë guximin të hipin në autobus ne orët e mbëmjes”, u shpreh ajo.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/save-1600x900-1.jpg)
Ajo ngriti shqetësimin edhe për sigurinë kibernetike në vendin tonë, por edhe për shëndetin mendor të fëmijëve.
Sipas saj shtatë deri në dhjetë prej fëmijëve të anketuar, kanë deklaruar se gjatë gjithë kohës ndihen keq dhe të mërzitur .
“Kosova ka shqetësime edhe për sigurinë kibernetike. Siguria nuk ka të bëjë vetëm me atë fizike, ne kemi edhe bullizmin kibernetik. Sipas raportit 85% mendojnë se Kosova duhet të bëjnë më shumë kundër bullizmit kibernetik. As mediat e as institucionet nuk janë marrë me shëndetin mendor. 7 deri 10 fëmijë në Kosovë deklarojnë se ndihen keq gjatë gjithë kohës dhe të mërzitur. Të krijohen fushata vetëdijesuese për shëndetin mendor. Të ofrohen konsulta psikologjike falas. 12 përqind e fëmijëve kanë deklaruar se nuk kanë pasur mundësi kurr të deklarojnë mendimet e tyre. Sot ne ditën e fëmijëve ju bëjë thirrje që fëmijet të pyeten për vendimmarrje pra na pyetni kur merrni vendime për ne, sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi”, tha Shemsedini.
Pjesë në realizimin dhe lansimin e këtij projekti ishte edhe Gerti Dreni, nga kuvendi Komunal i komunës së Gjakovës, i udhëhequr nga fëmijët.
Dreni tha se në Kosovë, mungon bashkëpunimi lokal me atë qendror në zgjidhjen e problemeve të fëmijëve.
Siç është trajtimi i drejtë i problemit me shëndetin mendor të nxënësve, për shkak të mungesës së psikologëve nëpër shkolla.
“Nuk mund të trajtojmë problemet tona psiqike në mungesë të psikologëve. Shumica prej të anketuarve ndjejnë stres për notat e tyre, gjë që mund të anashkalohet presioni i mësimdhënësit. Fëmijëve të secilës komunë duhet t’u njihet e drejta për planifikimin e buxhetit komunal. Ankesat që u drejtohen nga fëmijët zakonisht, refuzohen e justifikohen se fajin e ka niveli qendror”, deklaroi ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/285272336_743217696707381_8529234376578262620_n.jpg)
Në anën tjetër drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Kosovë, Habit Hajredini vlerësi se institucionet e vendit kanë një gamë të gjerë të përgjegjësisë, për të ndërrmarrë vendime për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
“Jemi të lumtur sot që jemi me këtë aktivitet të përbashkët që po lansohet ky raport nga zërat e rijnë të fëmijëve një raport që është bërë nga nevojat që kanë pa në kuptimin praktik. Kjo la me kuptu që zërat e tyre duhet me i dëgjua çdo ditë. Raporti që publikohet është kontribut dhënës për punën e institucioneve. Këto që i përmendi Puhiza që kanë të bëjnë me sigurinë, ato në aspektin e edukimit, është një gamë e madhe që institucionet tona kanë përgjegjësi në bazë të kushtetutës dhe ligjeve për të marr veprime për mbrojtjen e fëmijëve tanë”, tha Hajredini.
Kanarina Shehu Efendija, Menaxhere e Zhvillimit dhe Cilësisë së Programit ‘Save the Children Kosovo’, përveç tjerash iu bëri thirrje institucioneve për investimin në fonde, për mbrojtjen e fëmijeve dhe për t’iu siguruar atyre qasje në arsim cilësor.
“Puhiza dhe Gerti e dëshmuan qe fëmijëria ështe një kohë e rritjes së pavarësisë. Si ‘Save the Children’, ndihemi krenar që përmes këtij publikimi u’a kemi mundësuar fëmijëve që të shprehin ndjenjat dhe problemet e tyre, në këto dy vitet e fundit. Përmes këtij hulumtimi ne i bashkohemi fëmijëve që kanë marr pjesë më këtë hulumtim dhe janë duke avokuar sot me 1 qershor. Bëjmë thirrje te institucionet duke filluar nga shkollat, qeveria lokale etj, që të investojnë e të shpenzojnë fonde në intervenime që i’u mundësojnë fëmijëve të jenë të mbrojtur dhe të kenë qasje në arsim cilësor”, tha ajo.
Kurse, Linda Hoxha, PhD, Hulumtuese te “Zërat e rinj”, e po ashtu edhe realizuesja e këtij projekti, deklaroi se për realizimin e këtij anketës kanë intervistuar 1242 respodentë.
Hoxha po ashtu tha se në këtë hulumtim janë përfshirë 16 komuna dhe 24 lokacione të ndryshme duke përfshirë ato qendrore dhe lokale. Ku fëmijët të cilët janë marrë për intervistim ishin nga klasa e gjashtë deri në klasën e dhjetë.
“Për realizimin e këtij raporti janë pyetur 1242 respondent. Kryesorja e hulumtimit ishin pjesemarrja e fëmijëve në vendimarrje, arsimi, shëndeti mendor etj…Kjo vjen si inciativë nga Suedia dhe pyetjet e njëjta janë përkthyer dhe ato pyetje u janë pyetur nje grup të fëmijëve në Kosovë. 16 komuna të Kosovës janë përfshire në hulumtutim me 24 lokacione,duke përfshirë këtu qendrat urbane dhe ato lokale. Janë marrë pa dyshim edhe pëlqimet dhe miratimet e prindërve. Tre shtresa janë organizuar, prej klases së gjashtë deri ne klasën e dhjetë. Mosha 12 deri 16 vjet. 84 perqind e fëmijëve e shohin te renëdësishëm që politikanët dhe vendimmarrësit t’i dëgjojnë se çfarë mendojnë fëmijët. 43 përqind e fëmijëve do të t’i shprehin pikëpamjet e tyre në arsim dhe në shkollën e tyre”, thaksoi ajo.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/285014058_357026113197709_184188946038944284_n.jpg)
E sipas hulumtimit, 40 përqind të fëmijëve ndihen të mërzitur për shkak të ndryshimeve klimatike, kurse 60 përqind të tjerë besojnë që do të punësohen pas përfundimit të shkollimit.
“23 përqind do të donin t’i shprehin mendimet e tyre lidhur me të drejtat e barabarta me djemët e vajzat. 65 përqind e fëmijëve deklaruan që Kosova duhet te bëjë më shume per per adresuar ndryshimet klimatike. 40 përqind e fëmijëve janë ndjerë të mërzitur per shkak te ndryshimeve klimatike. 35% e fëmijëve janë ngacmuar ose ngacmuar gjatë këtij viti. 60 përqind të fëmijëve mendojnë se do të punësohen pas përfundimit të shkollimit”, përfundoi Hoxha.
E 1 qershori festohet në botë si dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kjo ditë nëpër botë përpos që festohet, ka për qëllimin edhe ngritjen e zërit për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit të qfarëdo lloji me fëmijët. Duke e potencuar faktin që jo vetëm në këtë ditë por në çdo ditë të vitit, fëmijët duhet ta ngrenë zëri, t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe të shprehën lirshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-215506-e1739481125833-780x439.png)
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/Hashim-Thaci-780x439.jpg)
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi