LAJMI I FUNDIT:

Sarri lavdëron Muriqin: Luan me vendosmëri të pazakontë

Sarri lavdëron Muriqin: Luan me vendosmëri të pazakontë

Vedat Muriqi ngadalë por me hapa të sigurt ka filluar të bëhet një lojtar i rëndësishëm te Lazio.

Sulmuesi shqiptar këtë edicion po ka hapësira më shumë se të kaluarin dhe trajnerin Maurizio Sarri e vlerëson atë.

Javën e kaluar ai ndihmoi Lazion për t’iu shmangur humbjes nga Torino duke fituar një penallti, derisa minuta pati edhe në derbin ndaj Romës.


Në kuadër të Ligës së Evropës, Lazio luan ndaj Lokomotivës së Moskës dhe Muriqi pritet të ketë më shumë hapësira.

Trajneri Maurizio Sarri është pyetur për reprezentuesin kosovar, duke e vlerësuar lartë paraqitjen e tij.

“Muriqi po na ndihmonë shumë. Ai fitoi penalltinë kundër Torinos dhe është një futbollist që mund të na jap edhe më shumë”, tha Sarri.

“Do të shohim në të ardhmen për të, por e vlervsojë se luan me një vendosmëri të pazakontë”, deklaroi tekniku italian.

27-vjeçari është aktivizuar në gjashtë ndeshje këtë edicion për Lazion, ku në pesë prej tyre në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori