LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Juve favorit, nuk jemi në nivelin e tyre

Sarri: Juve favorit, nuk jemi në nivelin e tyre

Maurizio Sarri insiston se Juventusi vazhdojnë të jenë favorit për Scudetto.

Zonja e Vjetër ka fituar kampionatin elitar italian në gjashtë sezonet e fundi dhe sipas trajnerit të Napolit ata vazhdojnë të jenë favoritë.

Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)

“Qetësohuni, Juventusi aktual është më i forti në shtatë apo tetë vitet e fundit”, ka thënë Sarri një intervistë për Gazzetta dello Sport.


“Për mua ata janë favorit dhe do ishte e pa vend të krahasojmë vetëm me ata. Ende nuk e di si është 100 për qindëshi jonë, por e di se ne nuk jemi anti-Juve, aktualisht ata janë një nivel tjetër”.

“Të jesh i pari është një ndjenjë e këndshme, por momenti kur sezoni vendoset është ende larg”.

Pas pushimit të përfaqësueseve, Napoli do të përballet me Romën dhe tekniku italian i shikon Giallorossët si shumë sfidues.

“Di Francesco është shumë i mirë dhe Roma janë të fortë dhe mund të na shkaktojnë probleme. Deri më tani ata kanë fituar pesë dhe kaë humbur një, por kanë një ndeshje më pak”.

Sarri u pyet edhe për mundësitë për të drejtuar Përfaqësuesen e Italisë, por tha se kjo aktualisht nuk është në mendjen e tij.

“Tani jo, ndoshta në dy apo tre vitet e ardhshme mund të ndërroj mendjen”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gT7nA_Y0koM

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori