Saranda Musliu: Bashkëpunimi Kosovë-Izrael, lajm që duhet të na gëzojë të gjithëve

Fillimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit si produkt i angazhimit të Qeverisë Hoti i është gëzuar edhe kandidatja për deputete nga Ferizaj Saranda Musliu.
Ajo në një postim në rrjetet sociale ka thënë se ky lajm duhet të na gëzojë të gjithëve , sepse përforcon imazhin e shtetit të Kosovës në botë.
“Kosova nga sot shënon një hap pozitiv në ndërtimin e raporteve fqinjësore e të partneritetit ndërshtetëror duke lidhur bashkëpunim me shtetin e Izraelit. Ky lajm na gëzon të gjithëve LDK si gjithmonë prijëse e punëve të rëndësishme për shtetin. Urime Kosovë. Imazhi yt në botë do të jetë përherë e më i mirë me udhëheqjen e LDK -së në Qeveri”, shkruan kandidatja për deputete Saranda Musliu në rrjetin social Facebook.
Nga
Telegrafi
01/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































