LAJMI I FUNDIT:

Sanksionohen 116 shoferë, bien në radarin e Policisë së Maqedonisë

Sanksionohen 116 shoferë, bien në radarin e Policisë së Maqedonisë

Gjatë mbrëmjes së kaluar (26.07.2022) në periudhën prej orës 21:00 deri në ora 24:00, Ministria e Punëve të Brendshme e pajisur me radar posaçërisht për regjistrim në kushte nate, ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim mjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara, si dhe janë sanksionuar 116 drejtues mjetesh.

Prej tyre, katër automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 83 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 33 jashtë qytetit.


Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.