Sanksionet e vendeve Perëndimore mbi kompanitë ruse kanë pasur një “ndikim të madh”, por mund ta kenë rritur pushtetin e presidentit Vladimir Putin mbi manjatët e vendit.
Kështu thotë kryeekonomisti i BNP Paribas dhe ish-nënkryetari i Departamentit amerikan të Ekonomisë, Daniel Ahn.
Që nga vendosja e sanksioneve në vitin 2014, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, kompanitë ruse kanë humbur 100 miliardë dollarë, një shumë e barasvlershme me rreth 4.2 për qind të ekonomisë së vendit.
Sipas Ahn, përpjekjet e Putinit për të mbrojtur disa nga ato kompani nga sanksionet përmes lehtësimeve tatimore, kontratave shtetërore dhe metodave të tjera rritën ndikimin total të sanksioneve në ekonomi në 8 për qind, një numër që është më i madh se studimet e tjera.
“Pra, 8 për qind nuk është diçka për të teshtirë. Është një numër i madh”, tha Ahn.
Sanksionet nga Perëndimi kundër Kremlinit viteve të fundit janë debatuar ashpër – disa thonë se ato kanë pasur pak ndikim në ekonominë ruse ose në sjelljen e Putinit, duke treguar ndërhyrjen e vazhdueshme të Moskës në Ukrainë, kurse të tjerë argumentojnë se sanksionet e kanë detyruar Putinin të ndërmarrë veprime edhe më agresive që kanë dobësuar mbështetjen e tij të brendshme.
Putini përdori burimet shtetërore për të shmangur ndikimin në kompani të caktuara, veçanërisht ato në sferën e mbrojtjes dhe teknologjisë, duke i bërë manjatët edhe më të varur nga presidenti.
“Duke përdorur aftësinë se kush mund të të mbroj e kush mos të të mbroj, regjimi rus ka forcuar dhe konsoliduar kontrollin e tij mbi sektorët kritikë të ekonomisë”, shton Ahn.
Ai tha se kompanitë ruse që janë të varura nga importet perëndimore për prodhimin e mallrave ose shërbimeve kishin qenë shumë më të ndikuara sesa kompanitë që eksportonin në Perëndim.
“Duke mohuar shërbimet kryesore financiare, ligjore, teknologjike dhe të tjera perëndimore që mund të përbëjnë një sasi relativisht të vogël të vlerës së shtuar, por që në fakt janë kritike për operacionet e një kompanie, ne kemi pasur një ndikim të tepruar në ekonominë ruse”, ai tha.
Ahn tha se ishte i befasuar kur zbuloi se sanksionet amerikane kanë pasur një ndikim më të madh se sanksionet evropiane edhe pse ekonomia e Rusisë është shumë më e varur nga Evropa.
Ai gjithashtu tha se sanksionet evropiane kishin më shumë si synim figurat politike sesa biznesmenët. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri