LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet kundër Serbisë – Szunyog: Duhet të arrihet konsensus me shtetet anëtare të BE-së

Sanksionet kundër Serbisë – Szunyog: Duhet të arrihet konsensus me shtetet anëtare të BE-së

I pyetur se edhe sa duhet pritur për të vendosur Bashkimi Europian masa kundër Serbisë pas sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se duhet arritur konsensus me 27 shtetet anëtare të BE-së.

Ai në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se kur BE-ja kishte vendosur masat kundër Kosovës është arritur konsensusi me të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Amabsadori ka shtuar se u duhen të shohin provat për sulmin në Banjskë.

“Përsëri, masat mund të vendosen nga shtetet anëtare dhe ne kemi nevojë për të arritur një konsensus nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së”- tha ai.


Ai shtoi se për masat kundër Kosovës, krerët e 27 shteteve anëtare të BE-së u takuan në Këshillin Evropian dhe të gjithë ishin të pajtimit për ato masa.

“Këshilli Evropian është trup ku bëhet takimi i krerëve të qeverive të shteteve anëtare. Ata u takuan më 30 qershor dhe e lëshuan deklaratën se e mbështesin plotësisht deklaratën e datës 3 qershor dhe gjëra të tjera. Pra, po, 27 shtete anëtare në nivelin më të lartë të përfaqësimit të tyre u pajtuan për këto masa”- tha Szunyog.

Ndryshe në deklaratën e 3 qershorit, BE-ja kishte kërkuar konkretisht dy gjëra nga Kosova.

Njëra kishte të bënte me kërkesën që të reduktohet prania e njësive speciale të policisë në afërsi të zyrave të komunës. Dhe kërkesa e dytë ishte që kryetarët të punojnë nga lokacione alternative.

“Këto nuk ishin kërkesa të lidhura me situatën e përgjithshme të sigurisë në veri apo praninë e përgjithshme të policisë. Pra ishin dy çështje shumë specifike që ne i kishim kërkuar dhe ato ende nuk janë përmbushur”, përfundoi shefi i zyrës së BE-së në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori