Qytetarët e Tetovës ankohen se shumë ngadalë janë duke u sanuar problemet në infrastrukturë. Qytetarët më problem e kanë me një pjesë të parregulluar të trotuarit Ilirija, dhe sanimin e gropave nëpër disa rrugë të qytetit të Tetovës, shkruan gazeta KOHA. Ata theksojnë se krahas këtyre problemeve – janë duke hasur edhe në puseta të vjedhura apo të dëmtuara përgjatë rrugës Industriale. Këto janë disa nga problemet me të cilët qytetarët e Tetovës janë duke u përballur në këtë periudhë.
“Në rrugën Industriale, kohëve të fundit janë duke u vjedhur dhe dëmtuar pusetat dhe kemi shumë probleme gjatë lëvizjes, sidomos gjatë orëve të natës, sepse rrezikojmë të biem në gropë. Poashtu, kjo është rrezik edhe për fëmijët kur kthehen nga shkolla, sepse ata janë të vegjël dhe nuk dinë të mbrohen, prandaj duhet që urgjentisht të vendosen puseta të reja në trotuarin që është afër rrugës Industriale”, thotë Bujari, një banor i kësaj lagje. Më tej, problem në vete janë edhe gropat edhe në shumë rrugë të Tetovës, ndërsa nuk mungojnë edhe gropat në rrugët që para pak kohe janë asfaltuar. Qytetarët janë të irrituar se pse kjo ndodh pikërisht në rrugët që janë asfaltuar gjatë verës së shkuar.
“Në këtë rrugën që është nga shkolla e mesme e muzikës e deri tek stadiumi, nuk mund të kalohet pa patur ndonjë gropë. Vetëm javën e parë kemi qarkulluar lirshëm pa probleme,kurse më pas filluar prerjet për të rregulluar gypat e ujësjellësit, në disa vende vet është dëmtuar. Kemi shumë probleme dhe kjo nuk është normale, kaq shpesh të kemi probleme me gropat”, thotë Bajrami, një vozitës. Në ndërkohë, nga Sektori për Tokë Ndërtimore dhe Komunikacion në Komunën e Tetovës kanë thënë se është hapur tenderi dhe pritet që muajin e ardhshëm të fillohet me sanimin e gropave.
“Janë ndarë mjetet e nevojshme për sanimin e gropave në rrugët e qytetit dhe në rrugët tjera që janë në kompetencë të Komunës së Tetovës. Kur të lejojnë kushtet, do të fillohet me mbushjen e këtyre gropave dhe kjo është në bazë të programës për punë për këtë vit”, deklaroi Arsim Nuredini, udhëheqës i Sektorit për Tokë Ndërtimore dhe Komunikacion në Komunën e Tetovës. Në ndërkohë, problem që gjatë kësaj periudhe është shfaqur është edhe rruga për në Banjat e Tetovës.
Tashmë një kohë të gjatë rruga në këtë pjesë të qytetit vazhdon të jetë e dëmtuar, por edhe e parregulluar, ndërsa krahas rregullimit të rrugës, duhet që urgjentisht të merren masa për ndalimin e erozionit të dheut përgjatë kësaj rruge. Sipas vozitësve, kjo dukuri nuk është e panjohur në qytetin e Tetovës pasi që shpeshherë gropat që duhet të sanohen – me ditë të tëra qëndrojnë të prera dhe mbulohen me asfalt me shumë vonesë. Qytetarët apelojnë që komuna duhet në kohë dhe në mënyrë të rregullt të kontrollojë problemet në infrastrukturë, sidomos në hapësirat publike që të vërtetojnë dëmtimet dhe në kohë të sanohen. /koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atentatet mafioze të pazbardhura në Shqipëri, 6 krime vetëm në janar
Durrës, 381 banesa të përmbytura, banorët në ankth për dëmet dhe për përsëritjen e situatës
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos