LAJMI I FUNDIT:

Sanders: Trumpi është gënjeshtar patologjik

Sanders: Trumpi është gënjeshtar patologjik

Senatori amerikan, i cili kishte tentuar të marrë nominimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale, ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është gënjeshtar patologjik i cili po e dërgon vendin drejt autoritarizmit.

Në intervistë për “Guardian”, Bernie Sanders tha se sulmet e Trump në media dhe gjyqësi paraqesin sulm ndaj demokracisë.

“Lajm shumë i keq se kemi një president i cili është gënjeshtar patologjik. Trump gënjen gjithë kohën dhe mendoj se kjo nuk është e rastit, se ka arsye për këtë. Ai gënjen për të mposhtur themelet e demokracisë amerikane”, ka thënë Sanders, i cili pësoi humbje në zgjedhjet partiake nga Hillary Clinton, transmeton KosovaPress.


Sanders ka thënë se duhet ditur se çfarë ndikimi ka Trump në “oligarkinë ruse” dhe vlerësoi se Rusia ka pasur rol shumë të madh në zgjedhje.

“Ai (Trump) duket se ka shumë mos pajtime me Australinë, Meksikën, me aleatët tanë shumëvjeçar, por asgjë pozitive nuk ka që të thotë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili është lider autoritar”, ka thënë Sanders.

Në trend Botë

Më shumë
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Evropa
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Azia
Kalo në kategori