LAJMI I FUNDIT:

Samuel Zhbogar viziton qytetin e Manastirit

Samuel Zhbogar viziton qytetin e Manastirit

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Manastirin si pjesë e fushatës “BE për TY”, qëllimi i të cilës është të ngrihet vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën nga BE-ja në vend. Siç njoftuan nga Delegacioni i BE-së, në Manastir ambasadori Zhbogar do të takohet me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska, ndërsa do të vizitojë edhe disa projekte të financuara nga BE-ja të cilat realizohen në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë.

Bashkimi Evropian investoi 240.000 euro për hapjen e kopshtit mobil të fëmijëve në të cilin ofrohen aktivitete alternative parashkollore për fëmijët e margjinalizuar të moshës parashkollore nga zonat rurale dhe më të largëta në Manastir. Kopshti mobil i fëmijëve, i cili punon si qendër për fëmijë nga bashkësitë e varfra, do të vendoset në parkingun e kopshtit zoologjik në Manastir.

Fëmijët do ta shoqërojnë ambasadorin Zhbogar gjatë vizitës së tij në kopshtin zoologjik Manastir, i cili u rinovua me mjete nga BE-ja. Për këtë projekt janë investuar 510.000 euro për rikonstruimin e hapësirës së ndërtuar për kafshët (punë zejtare, dru ndërtimtarie, mobilie), e cila është rinovuar në pajtueshmëri me standardet e Asociacionit evropian të kopshteve zoologjike dhe akuariumeve (AEZA). Vizitën do ta udhëheqin vullnetarë të cilët janë trajnuar në kuadër të projektit.


Ambasadori vizitën do ta përfundojë me shëtitje në laboratorin i cili u hap në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, i specializuar për punë me qeliza amë, në të cilin është mundësuar të bëhen hulumtime për kancer dhe të bashkëpunohet me institucione të tjera mjekësore në sferën e mjekësisë rigjeneruese. Për infrastrukturën në laborator, transferin e teknologjisë, për trajnimin e kuadrit dhe për protokollet e punës për izolimin e qelizave amë janë investuar 150.000 euro, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori