LAJMI I FUNDIT:

Samuel Zhbogar takon Thaçin dhe Kasamin (Foto)

Samuel Zhbogar takon Thaçin dhe Kasamin (Foto)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend dhe në veçanti për ndryshimet kushtetuese, që tani janë në fazën e dytë dhe janë duke shkuar drejt përfundimit të këtij procesi.

Kryetari Kasami e informoi ambasadorin Zhbogar për angazhimin e Lëvizjes Besa në këtë proces, si dhe për kërkesat që Lëvizja BESA ka dorëzuar në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe formulimin e një kushtetute e cila do reflektojë realitetin shoqëror të shtetit.


Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar gjithashtu takoi edhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin.

Zhbogar dhe Thaçi në takim biseduan për situatën aktuale politike, për zbatimin e Marrëveshja së Prespës, si dhe për procesin e reformave që vendi duhet ti plotësojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi në takim theksoi se PDSH do të vazhdojë ta mbështes procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe procesin e reformave sistemore për integrimin e plotë të vendit në NATO dhe BE./Telegrafi/